75 Mall Live Search
17:37 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / AR

Shpërthimi në Stamboll, reagon Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas shpërthimit në Stamboll.

Ai thotë se “aktet e tilla qyqare, na kujtojnë edhe njëherë që bota duhet të jetë bashkë, e demokratizuar dhe e zëshme kundër dhunës dhe terrorit”.

“I tronditur nga shpërthimi i sotëm në Stamboll.

Aktet e tilla qyqare, na kujtojnë edhe njëherë që bota duhet të jetë bashkë, e demokratizuar dhe e zëshme kundër dhunës dhe terrorit.

Lutemi për viktimat, të lënduarit dhe familjet e tyre. Qëndrojmë pranë Turqisë në këtë ditë të kobshme”, ka shkruar ai./Indeksonline/