Shpërthimi te Ujmani/ Policia bastisë një shtëpi në Zubin Potok

Policia ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut, i cili lidhet më rastin e shpërthimit të sotëm në afërsi të Liqenit të Ujmanit.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, ku njoftoi se gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe 3 radiolidhje dhe një veturë.
Ndërsa policia ka identifiku një person.
“Në vazhden e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21.00 ka bastisur një shtëpi në zonën e zubin potokut.
Gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe 3 radiolidhje dhe një vetur.
Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifiku një person i cili për neve është me interes për intervistim’,ka thënë Elshani/Indeksonline/