75 Mall Live Search
09:15 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shpeshtohen vjedhjet nëpër rrugë të Prishtinës, ia vjedhin kuletën

Një person ka raportuar se derisa ishte duke ecur në rrugën “B” tre të dyshuar me forcë ia kanë vjedhur kuletën me dokumente dhe 20 euro, shkruan Indeksonline.

“Rr.’B’, Prishtinë 19.12.2019 – 00:05. Viktima mashkull shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke ecur në rrugë, është ndaluar nga tre të dyshuar meshkuj, te cilët me forcë i kane grabitur portofolin me dokumente, njëzet euro para të gatshme dhe një telefon. Të dyshuarit janë larguar në drejtim e panjohur. Nuk raportohet për lëndime”, thuhet në raport.

Sot është raportuar edhe për një vjedhje të rëndë në një lokal.

Rr. Bill Klinton, Prishtinë 19.12.2019-09:08. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e lokalit te tij dhe nga  aty kanë vjedhur  disa kompjuter, lap-topa dhe disa telefona  të ndryshëm”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, dje gjatë ditës është raportuar se disa persona kanë hyrë me forcë në njërën nga kafenetë në Prishtinë me ç’rast kanë sulmuar njërin nga punëtorët dhe ia kanë vjedhur pazarin./Indeksonline/