Shpëthim në cisternën e naftës në Arabi, shkaktuar nga një “burim i jashtëm”

Ka shpëthyer një cisternë nafte në portin e qytetit Jeddah pasi u godit nga një “burim i jashtëm”, ka thënë kompania në fjalë.
Kompania me flamur të Singaporit nuk pati dëmtime në personal pas sulmit të së dielës, ka thënë në një deklaratë.
BW Rhine deklaroi se ishte e mundur se nafta rrodhi nga vendi ku ndodhi shpërthimi, shkruan “The Guardian”.
Arabia Saudite nuk e pranoi menjëherë shpërthimin në Detin e Kuq, në portin që është komponent krucial në industrinë e saj të naftës. Megjithatë, kjo vjen pas sulmit të minuar në muajin e shkuar kur u dëmtua një cisternë arabe dhe u fajësuan rebelët houthi për një gjë të tillë.