Shpëtim Duro zyrtarizohet si trajner i klubit Suhareka

Trajner i njohur shqiptar, Shpërim Duro për herë të dytë në karrierë do ta ketë në menaxhim një klub nga Kosova.
Duro është emëruar trajner i klubit Suhareka, e cila këtë edicion siguroi inkuadrimin në Superligën e Kosovës, shkruan Indeksonline
64-vjeçari së fundmi ishte te ekipi nga Maqedonia e Veriut, Struga. Kurse në menaxhim ka pasur edhe skuadrat, si: Egnatia, Laçi, Kukësi, Drita, Flamurtari, Shkëndija, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu.
Kujtojmë që gjatë karrierës së tij, Duro ka fituar dy tituj. Superioren e Shqipërisë me Skënderbeun dhe ligën e Maqedonisë me Strugën./Indeksonline/
