75 Mall Live Search
21:47 / E Shtunë, 17 Maj 2025 / G T

Shpëtim Idrizi largohet nga Trepça ’89 pas 25 vitesh

Trajneri i njohur, Shpëtim Idrizi është larguar nga skuadra e Trepçës ’89.

Përmes rrjeteve sociale, Idrizi e ka konfirmuar largimin nga skuadra mitrovicase pas më shumë se 25 viteve, shkruan Indeksonline

Idrizi më parë ishte si futbollist i kësaj skuadre, pastaj u bë edhe trajner.

“Pas 25 vitesh të paharrueshme në këtë klub që e kam quajtur gjithmonë familje, ka ardhur koha të mbyll një kapitull të jetës sime. Ka qenë një rrugëtim me shumë sfida, emocione, fitore dhe humbje, por mbi të gjitha me dashuri dhe përkushtim të sinqertë”, shkruhet në njoftimin e Idrizit

Edhe pse ka mbetur edhe një xhiro deri në fund të Ligës së Parë, Trepça ’89 momentalisht është në pozitën e 3-të me 46 pikë, duke synuar zonën e play-offit./Indeksonline/