Shpëtim Zhegrova me numër 52 në listën e PDK-së, e kërkon besimin tuaj
Kandidati për deputet me numër 52 i Partisë Demokratike të Kosovës, Shpëtim Zhegrova, e kërkon besimin tuaj për t’iu përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Zhegrova ka lindur në Vushtrri dhe është ndërmarrës shumë i suksesshëm në sektorin e ndërtimeve.
Ai është jurist me profesion dhe është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës që nga vitet e para të themelimit.
Shpëtim Zhegrova një kohë të gjatë ishte edhe kryetar i Rinisë Demokratike në Vushtrri.
Ai prej 10 vjetësh pandërprerë ka qenë pjesë e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, kurse në vitet 2013-2017 ishte edhe kryesues i Kuvendit .
Në zgjedhjet e fundit lokale, Shpëtim Zhegrova, ishte këshilltari më i votuar në Komunën e Vushtrrisë.
Ai është i gatshëm të marrë përgjegjësi të reja dhe të bëhet zëri juaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Besimi juaj është përgjegjësi për të.
Votoni numrin 1 dhe numrin 52 në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.