Shpëtimtari i Manchesterit, ‘mbreti’ Ronaldo

Atalanta dhe Manchester United kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Italianët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Ilicic në minutën e 12-të.
Cristiano Ronaldo barazoi rezultatin në minutën e fundit të pjesës së parë.
Atalanta kaloi në epërsi për herë të dytë në minutën e 56-të me golin e shënuar nga Zapata.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, përsëri doli në skenë Cristiano Ronaldo.
Portugezi barazoi rezultatin në minutën e dytë të kohës shtesë.
Manchesteri është në krye të tabelës me 7 pikë, aq sa ka edhe Villareali derisa Atalanta është e treta me 5 pikë. /IndeksOnline/