Shpëtohen 23 fëmijë, që u mbajtën peng për 11 orë

Të premten policia indiane ka shpëtuar 23 fëmijë që u mbajtën peng për gati 11 orë.
Policia e vrau personin që i kishte marrë peng fëmijët, i cili i kishte ftuar ata në shtëpinë e tij për ditëlindjen e vajzës së tij, shkruan Indeksonline.
Zyrtari Mohit Agarwal tha se dy oficerë të policisë u plagosën, pasi personi i identifikuar si Subhash Batham, qëlloi ndaj tyre kur ata u përpoqën të hynin në shtëpinë e tij në fshatin Kasaria në shtetin Uttar Pradesh.
Sekretari i Brendshëm Avanish Awasthi, tha se edhe gruaja e Batham ishte vrarë.
Ende nuk dihet motivi i Bathamit që i morri peng fëmijët./Indeksonline/