13:40 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shpëtohen orangutangët e keqtrajtuar nga tregtia e paligjshme e kafshëve

Disa orangutangë të rinj janë shpëtuar pasi i kanë mbijetuar tmerrit të tregtisë së kafshëve të paligjshme.

Gjatë dy viteve të fundit, Leo, Aruna, Cut Iuëes dhe Ully u konfiskuan nga tregtia e kafshëve të egra dhe u sollën në Qendrën e Rimëkëmbjes Orangutane në Indonezi.

Në kohën e konfiskimit të tyre, Leo kishte një sëmundje të tmerrshme të lëkurës që preku pothuajse tërë trupin e tij, ndërsa Aruna ishte jashtëzakonisht e keq-ushqyer dhe e dehidruar.

Siç tregohet në fotografitë dhe video e fotografit Sutanta Aditya, të vegjlit që më pas kanë pësuar trajtime të gjera mjekësore në Qendrën e Karantinës dhe Rehabilitimit të SOCP-it dhe tani janë të aftë, të shëndetshëm dhe t gatshëm t kthehen përsëri në vendin që ju takojnë ata./Indeksonline/