Shpëtohet foshnja nga barku i nënës së vrarë në sulmin izraelit në Gaza

Një foshnjë u nxor nga barku i një gruaje shtatzënë palestineze të vrarë në një sulm ajror izraelit në Rripin jugor të Gazës, thanë mjekët.
Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe tha se foshnja u nxor nga barku i nënës nga ekipet mjekësore në spitalin fushor Al-Mawasi.
Nëna u vra në një sulm izraelit që shënjestroi një shtëpi në Al-Mawasi në Khan Younis perëndimor ditën e sotme.Ushtria izraelite kreu të hënën sulme ajrore në të gjithë Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën 50 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Izraeli ka vendosur një bllokadë në Gaza për 18 vjet dhe që nga 2 marsi ka mbyllur të gjitha kalimet, duke përkeqësuar kushtet humanitare për popullsinë 2.4 milionëshe të Gazës.
