75 Mall Live Search
15:02 / E Martë, 22 Gusht 2023 / LB

Shpëtohet në Ulqin një 4-vjeçar nga Kosova

Një fëmijë 4-vjeçar nga Kosova është shpëtuar në Ulqin.

Ekipet e shpëtimin kanë arritur ta tërheqin vogëlushin, i cili ndodhej në dyshek gome.

“Me përdorimin emergjent të skuterit special të shpëtimit, shpëtimtari për vetëm pak minuta arriti në pozicionin e fëmijës me dyshek dhe e evakuoi atë”, thuhej në njoftimin e rojës detare. “Operacioni i shpëtimit zgjati 15 minuta nga momenti i marrjes së thirrjes së shpëtimit dhe analizat e UPSUL-it për vendosjen e një skuteri special në plazhin e Velikës rezultuan të ishin masa e duhur, pasi dhjetëra notarë tashmë janë shpëtuar nga mbytja”, thuhet në njoftim.