21:36 / E Enjte, 07 Janar 2021 / Blerim

Shpëtohet një balenë që kishte mbetur në rërë!

Një “balenë vrasëse” është shpëtuar pasi u bllokua në një plazh britanik.

Gjitari i madh detar u shpëtua nga vendasit në Orkney, një ishull në brigjet veri-lindore të Skocisë, shkruan IndeksOnline

Ata nxituan për të ndihmuar balenën e re – që mendohet të jetë vetëm tre ose katër vjeçare.

Pas një ore bllokimi, balena u rikthye me sukses përsëri në det.

Fillimisht u raportua si një delfin i zakonshëm tek British Divers Marine Life Rescue (BDMLR) të cilët u tronditën kur gjetën një balenë gjigante kaq afër Mbretërisë së Bashkuar.