11:48 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shpëtohet një person që u mbajt si skllav për 40 vjet në Angli

Një burrë është liruar nga robëria ku u mbajt për 40 vite.

Dyshohet se ai ishte mbyllur në një dhomë të vogël kur ai ishte vetëm 18 vjeç, në vitin 1978, transmeton Indeksonline.

Kur u zbulua, ai thuhej se dukej si një “lepur me fenerë”, sepse ai ishte aq i befasuar që u lirua.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë një batanije të ndyrë në dysheme, pranë një TV dhe një karrige.

Ekzistonte edhe një copë qilimi i vjetër dhe një ngrohës elektrike që nuk punon. Njeriu, i cili tani është 58 vjeçar, është duke u kujdesur nga zyrtarët e Gangmastërs dhe Autoritete kundër Abuzimit me njerëz, të cilët kanë vepruar me shpejtësi.

Atij po i bëhen ekzaminime mjekësore dhe një kujdes i veçantë. Ai u gjet në një vendndodhje pranë ‘Carlisje, Cumbaria të Anglisë, mëngjesin e djeshëm.

“Ai është gjetur në këtë vend, nuk kishte as ngrohje dhe ishte shumë ftohtë. Kishte kushte që asnjë qenie njerëzore nuk do të duhej të jetonte në to”, ka thënë një zyrtar nga vendi, Martin Plimmer.

AI gjithashtu ka theksuar se skllavëria vazhdon të ekzistojë edhe tani, në  botën moderne./Indeksonline/