Shpëtohet pas 21-orësh nën rrënoja 25-vjeçari, nga Durrësi
Grupi i operacionit të shpëtimit në Durrës te Vila Palma ka arritur ta nxjerrë 25-vjeçarin Klajdi Qato, i cili fatmirësisht ka arritur të mbijetonte.
Klajdi është djali i pronarit të kësaj ndërtese, ndërsa kishte qëndruar 21 orë nën rrënoja.
Kujtojmë, se numri i viktimave nga tërmeti deri tani ka shkuar në 24, derisa gjendja vazhdon të jetë e rëndë, ku qindra qytetarë po kalojnë natën nën qiell të hapur, në Durrës./Indeksonline/