19:56 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shpëton Gattuso, Milani rikthehet te fitorja

Milani ka mposhtur Sampdorian me rezultat 3-2 në ndeshjen e xhiros së 10-të të Serie A.

Rosonerët kaluan të parët në epërsi me golin e Cutrone në minutën e 17-të të ndeshjes.

Samdoria u rikthye duke shënuar dy gola me anë të Saponaras dhe Quagliarella, shkruan indeksonline.

Milani barazoi rezultatin në minutën e 36-të me golin e Gonzalo Higuain.

Susso shënoi golin e fitores në minutën e 62-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Milani është në pozitën e shtatë me 15 pikë, aq sa ka Fiorentina, Sampdoria dhe Sassuolo ndërsa rosonerët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/