19:45 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shpëton pas 7 muajve të kaluar në oqean

Një marinar polak (54) ka shpëtuar një ujërat franceze të ishullit Reunion, pasi lundroi për shtatë muaj në ujërat e Oqeanit Indian.

Lundra e tij ishte vërejtur nga një jaht që lajmëroi ekipet shpëtimtare.

Xhandarmëria ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e aventurës në të cilën mbijetoi marinari.

Sipas Shoqërisë nacionale për shpëtim në det, marinari kishte thënë se ka lundruar për shtatë muaj në oqean, pas nisjes në muajin maj nga ishujt Komore, në juglindje të Afrikës. Ai kishte tentuar të shkojë në Republikën Jugafrikane për të gjetur punë, transmeton KosovaPress.

Lundra e tij, të cilën ai vetë e kishte ndërtuar, ishte prishur shumë shpejt.

Pa mjete për komunikim dhe instrumente për navigacion dhe me vetëm pak rezerva ushqim, marinari ka thënë se ka lundruar ndërmjet Maldiveve, Indonezisë dhe Mauriciusit para se të shpëtohej në ujërat e Reunionit.

I shoqëruar nga një mace, burri thotë se ka mbijetuar duke pi supë kineze dhe duke peshkuar, transmeton Hina.

Marinari vuri në dukje se pas dhjetë vjetësh të kaluara në SHBA, ai udhëtoi për në Indi në vitin 2014 për të blerë një anije. Ai synonte të lundronte në Poloni, por anija e tij humbi një direk dhe fluturoi drejt Komoreve, ku qëndroi për disa muaj, riparoi lundrën dhe u nis për në rrugë më 1 maj.

Ai thotë se nuk mund të kthehet në SHBA, për shkak të skadimit të lejes.

Marinari polak nuk e ka ndërmend të kthehet në Poloni. Ai shpreson të jetë në gjendje të riparojë lundrën dhe të qëndrojë për një kohë në Reunion.

Temat: