75 Mall Live Search
10:08 / E Premte, 20 Maj 2022 / B O

Shpëton për mrekulli shoferi në Fushë Kosovë, kamioni godet veturën!

Një aksident sot ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një kamion ka goditur një veturë.

Në këtë aksident nuk ka të lënduar, rruga magjistrale në drejtim në Pejës tani është e bllokuar, ndërsa Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes.

Nga ajo që shihet, shoferi i veturës mund të jetë fatlum që ka shpëtuar vetëm me dëme materiale.