Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon Ballazhi!
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka konfirmuar se i riu i cili u përfshi në incidentin e sotëm është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas Ballazhit, gjendja shëndetësore e të riut është e mirë, ndërsa ai ka pësuar vetëm një lëndim të lehtë.
Viktima është nisur drejt QKUK-së, për trajtim.
Autoritetet përkatëse po vazhdojnë trajtimin e rastit.

