75 Mall Live Search
17:24 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Shpia e Agës” filmi i regjisores nga Kosova edhe në festivalet botërore

Lendita Zeqiri është kineastja kosovare, e cila e ka çuar Kosovën në 300 vende të botës dhe ka sjellë në shtëpi mbi 58 trofe në festivalet më të rëndësishëm. Madje ka marrë 3 konfirmime për garën në Oscar me filmin e shkurtër artistik “gardhi.”

Tashme ajo e ka nisur me sukses edhe rrugëtimin në filmin e parë artistik “ “Shpia e Agës”. Për një orë e 40 minuta ajo për historinë e pesë femrave dhe një djaloshi pas luftës së Kosovës.

Pesë femra të cilat përballen në një shtëpi dhe një djalosh i vogël, që mbart një dramë të madhe. Heroi Aga, është duke u rritur në një mjedis të pazakonte rrethuar nga e ëma dhe katër gra të tjera që vuajnë pasojat e luftës. Duke kërkuar gjithmonë për figurën e të atit këtu lind konflikti në histori.

Të gjitha këto vijnë në një lidhje artistike sa fine aq edhe njerëzore. Filmi do të shfaqet edhe në kinematë shqiptare prej datës 26 shtator. Ndërsa në datën 25 gusht filmi pati premierën kryesore dhe botërore në Ceki, në Festivalin e Karlovy Vary-t.