Shpifje dhe manipulime në kuvendin zgjedhor të Lidhjes Rajonale të Futbollit

Disa ditë më parë është mbajtur në Gjakovë, Kuvendi zgjedhor i Lidhjes Rajonale të Futbollit, në të cilin është dashur të zgjidhet përfaqësuesi i kësaj lidhjeje në Komitetin Ekzekutiv të FFK-së.
Dhe për këtë post klubi “K.F Vëllaznimi” ka propozuar zyrtarisht sekretarin e klubit, Blerim Vulen dhe ku klubi propozimin zyrtarët e ka dërguar 17 ditë para mbajtjes së Kuvendit.
Sipas klubit të Vëllaznimit, për shkak që i propozuari i tyre të mos zgjedhet, kryetari i LRF të Gjakovës, Luan Vokshi ka bërë një sërë manipulimesh dhe shpifjesh të ulëta.
Shkresën zyrtare të dërguar nga klubi i Gjakovës e kanë shpallur si jo legjitime dhe të propozuarin e tyre nuk e kanë futur as në votim me arsyetimin se shkresën e ka nënshkruar personi i paautorizuar, Besnik Gojani.
Mirëpo sipas informatave të siguruar nga IndeksOnline, Besnik Gojani është zyrtarisht duke e kryerë detyrën e menaxherit të klubit, pozitë për të cilën edhe është i licencuar nga FFK. Dhe po ashtu kjo e fundit çdo shkresë e cila ka qenë me nënshkrimin e Gojanit e ka marrë si zyrtare dhe legjitime.
Andaj sipas këtij klubi, Luan Vokshi për realizimin e qëllimeve të ulëta të tij, ka manipuluar me delegatët e Kuvendit të LRF të Gjakovës dhe po ashtu e kanë akuzuar Gojanin se kinse e ka falsifikuar shkresën e propozimit të Klubit, duke e nënshkruar atë kinse pa të drejtë.
Besnik Gojani ka treguar se pas këtyre shpifjeve do ta padisë Luan Vokshin edhe në Gjykatë dhe ka kërkuar nga FFK-ja që të shqyrtoj dhe analizoj sjelljet dhe veprimet e anëtarit të KE të FFK-së, Luan Vokshit./Indeksonline/.