75 Mall Live Search
12:28 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / C E

“Shpikja” e dekadës në futboll, kundërshtarët gjejnë “vaksinën” kundër Messit

Nëse një barrierë (mur mbrojtës) nuk është e mjaftueshme për t’i ndaluar gjuajtjet e lira të Messit, atëherë është më mirë të bësh një tjetër. Ose edhe tre, vetëm për ta ekzagjeruar.

Duket si një shaka, por në fakt është një teknikë befasuese që funksionon, ndër të tjera. Mbi të gjitha, kur keni të bëni me një “snajper” si ylli argjentinas, rregullat klasike nuk mund të mjaftojnë.

Goditjet e dënimit të Messit ndalen kështu

Disa skuadra të La Ligas duket se kanë gjetur një mënyrë për të neutralizuar një nga armët më vdekjeprurëse të “Pleshtit”: goditjen e lirë. Deri kohët e fundit, duke i dhënë Barcelonës një goditje dënimi afër zonës së 16-metërshit, ishte pothuajse e barabartë me një “dënim me vdekje”. Por, tani situata duket se ka ndryshuar.

Këtu është strategjia për të bllokuar Messin

Në vitin 2020, argjentinasi në gjuajtjet e lira pa rënien mesatare të tij me 4 gola në sezon. Në të vërtetë, sipas “Sportbible”, ai tani po shënon rrallë nga ky “specialitet”. Arsyeja për një “tkurrje” të tillë është strategjia e gjetur nga ekipet kundërshtare, që ndërtojnë tri barriera përballë tij, secila me detyra të ndryshme dhe specike. Tre lojtarë formojnë “murin” e parë për Leon. Pas tyre, por përpara portierit, ka edhe katër lojtarë të tjerë të shpërndarë në kënde të ndryshme të gjuajtjes.

Më në fund, dy lojtarë vendosen në dy anët e portierit. Një metodë që mund të duket komplekse, por duket se është në gjendje të neutralizojë magjitë e këmbëve të Leos. Dy skuadrat e fundit që vunë në përdorim antidotin anti-Messi ishin Real Sociedad dhe Cadiz. Kush e di nëse Pirlo do të studiojë gjithashtu një strategji të tillë, që të përpiqet të ndalojë armën vdekjeprurëse të Messit të martën, në Ligën e Kampionëve.