Shpikja më e re kineze për ata që kanë probleme kurrizore, disa prej tyre s’po përdorin më asnjë ilaç!
Një trend i çuditshëm i stërvitjeve është shfaqur së fundi dhe ka fituar popullaritet të lartë në Kinë.
Ky trend ka të bëjë me disa ushtrime, ku njerëzit varin kokën e tyre në një litar dhe kësisoj lirojnë pjesën e poshtme të trupit.
Disa video të publikuara në internet tregojnë pjesëmarrësit, shumica e tyre pensioniste duke i lëkundur trupat në pajisje të improvizuara të tërheqjes së qafës bashkëngjitur me shtylla të larta në parqe publike, transmeton Indeksonline.

Shumë njerëz të cilët tashmë e kanë provuar këtë pajisje thonë se shëron qafën dhe dhimbjet e shpinës.
“Kjo rutinë më ka ndihmuar të shërojë dhimbjet e mija kurrizore. Unë nuk kam përdorur më kurrë ilaçe, vetëm duke bërë ushtrime të tilla për 30 minuta në ditë”, thotë 68 vjeçari, në Shandong.

Lidhur me këtë tashmë kinezët kanë kryer edhe disa raporte, se si ndikon tek trupi i njeriut.
Shumica thonë se është mjaft relaksuese./Indeksonline/






