21:34 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Shpikjet e reja, që ia lehtësojnë njeriut jetën

Mendjet e njerëzve janë të paparashikueshme, pasi çdo vit ato shpikin gjëra të reja.

Pos ideve të mëdha ka edhe ide të vogla që kryejnë punë shumë për njerëzit.

Kështi Bright Side duke u bazuar në të gjitha këto ka zgjedhur disa nga shpikjet e fundit të cilat kanë ndihmuar njerëzit.

Kompania Polarmond ka krijuar një produkt vetëm për ata që e dashurojnë natyrën. Në këtë gjë njerëzit munden të futen dhe të flenë rehat.

Ndërsa Moley është roboti i botës që përdoret në kuzhinë. Ky robot ka të gjitha mjetet e duhura që duhet të jenë në kuzhinë.

Ora “Dot” është një nga shpikjet e fundit e cila është duke u përdorur shumë. Kjo pasi ajo përdorë alfabetin brail për të treguar orën për njerëzit e verbër.

“Track N Go” është shpikja e parë e cila lehtëson rrugëtimin e makinave gjatë kohës së dimrit. Ky produkt vendosen në rrotat e makinave dhe lehtëson qarkullimin e tyre në ambiente të vështira.

Shpikësit kanë menduar edhe për ata që janë në punë deri në 8 ora. Ata kanë shpikur një mjet, ku ata që janë ulur tërë ditën munden t’i vendosin këmbët aty për të pushuar.