Shpina e 8-vjeçarit e rënduar nga thesi me kanaçe që i mblodhi në Prishtinë
Jo rrallë herë kemi parë fëmijë rrugëve të cilët kërkojnë lëmoshë, rrezikojnë jetët e tyre, duke dalë para makinave për t’ua pastruar xhamat, duke shitur cigare, e më së shpeshti janë ata të moshës së mitur.
Duart e tyre të njoma, e fytyra e pafajësisë, flet më shumë se sa veshja e tyre e leckosur, e shpesh nuk bëjnë zë, shkruan Indeksonline.
Një qytetar i prekur nga një fëmijë që ka rastisur në orët e vona në Prishtinë, i ka bërë atij një fotografi, duke treguar mjerimin e tij.
Ai ka treguar së fëmija ishte 8- vjeçar, teksa shihet me një thes të madh në shpinë, ndërsa ecte përgjatë rrugës B./Indeksonline/