75 Mall Live Search
13:56 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / A. M.

“Shpresa për heqjen e vizave ndaj Kosovës tek Bideni, i cili se ka lehtë me këtë Evropë”

Analisti politik, Faton Abdullahu, konsideron se Bashkimi Evropian do ta përdorë “kartën e vizave” për Kosovën në fazën konkrete të dialogut me Serbinë.

Sipas tij, vendi ynë do të mbesë me shpresën se ndryshim pozitiv në këtë segment mund të determinojë administrata e Bidenit.

“… e cila me këtë Evropë nuk do ta ketë aspak të lehtë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Vizat mjet politik ndaj të së ardhmes së Kosovës

Vizat per qytetarët e Kosovës, po kthehen në instrument të fortë politik ndaj fatit politik të Kosovës. Konkretisht vizat Brukseli do t’i përdorë kur hyjmë në një fazë më konkrete të dialogut me Serbinë. Kur të vijë puna për ta shpërblyer një Qeveri të ardhshme të Kosovës e cila mund të bëjë lëshime për asociacionin Brukseli mund të na japë vizat. Dëmin e shkaktuar për atë qeveri që mund ta bëjë lëshimi për asociacionin, Brukseli do të mundohet ta amortizojë me të mirën e dhënies së vizave. Kjo është qasje antievropiane e Evropës brukseliane ndaj Kosovës evroatlantike. Mbesim me shpresën se ndyshim pozitiv në këtë segment mund të determinojë administrata e Bidenit, e cila me këtë Evropë nuk do ta ketë aspak të lehtë.