Shpresa për të gjitha gratë që ëndërrojnë të bëhen nëna

Infertiliteti nuk është më një fat i pashmangshëm. Sot, falë përparimeve të mjekësisë riprodhuese, shumë gra dhe çifte që për vite të tëra janë përballur me zhgënjimin e mungesës së një shtatzënie, kanë mundësinë të përjetojnë mrekullinë e prindërisë.
Një nga emrat më të shquar në këtë fushë në rajon është Dr. Arberore Zymberi, e njohur si Dr. Nora, gjinekologe-obstetre, eksperte në Mjekësinë Fetale dhe Infertilitet, e cila me përvojën dhe përkushtimin e saj ka sjellë shpresë e gëzim në qindra familje.
Me mbi 20 vite përvojë klinike ndërkombëtare dhe trajnim direkt nga figurat më të mëdha të mjekësisë botërore, Dr. Zymberi konsiderohet si një nga profesionistet më të besueshme për gratë që përballen me vështirësi në konceptim. Ekspertiza e saj shtrihet nga procedurat invazive prenatale (CVS, amniocenteza, lazer fetale) deri te teknikat më të avancuara të fekondimit in vitro (IVF), duke e bërë atë një nga emrat kryesorë të rajonit në mjekësinë fetale dhe atë riprodhuese.
Ajo është trajnuar nga pionierë botërorë si Prof. Kypros Nicolaides në Londër – i njohur si themeluesi i Mjekësisë Fetalebotërore, Prof. Giovanni Monni në Itali – ekspert qendror evropian në metodat invazive prenatale dhe IVF, Prof. Petra De Sutter në Belgjikë – ndër emrat më të mëdhenj botërorë në IVF, si dhe Prof. Asim Kurjak në Kroaci dhe Katar, një ndër themeluesit e ultrazërit obstetrik modern.
Këto përvoja i kanë dhënë asaj jo vetëm njohuri të rralla, por edhe një qasje humane dhe të ndjeshme ndaj çdo pacienteje.
Në qendrën që ajo drejton në Prishtinë, çdo paciente trajtohet individualisht, duke analizuar shkaqet e infertilitetit dhe duke zgjedhur metodën më të përshtatshme – qoftë IVF, trajtimet minimale riprodhuese, apo ndërhyrje kirurgjikale si Laparoskopia dhe histeroskopia.
Shumë gra që kanë kaluar më shumë se dy vite përpjekjesh pa sukses, që kanë probleme në vezore apo tubat e bllokuar, si dhe çifte me parametra të dobët të spermogramit, kanë gjetur zgjidhje dhe gëzim falë trajtimit te Dr. Zymberi. Madje edhe rastet me vezore polikistike – shpesh të frikësuara nga gratë – ajo i sheh si potencial, pasi këto gra njihen si më pjelloret, kur trajtimi bëhet me kujdesin e duhur.
Gjithashtu, çdo çifti i ofrohet mundësia të vlerësojë rrezikun për sindromën Down dhe sindroma të tjera, si dhe përjashtimin e anomalive tek bebi i tyre.
Historia e saj profesionale nuk është vetëm një listë trajnimesh e certifikatash – është një histori suksesi e qindra nënave të reja që sot e shohin veten me fëmijë në krahë. Ajo është shembull se si shkenca, përkushtimi dhe empatia mund të ndërthuren për të krijuar mrekulli.
Në një rajon ku ende ka shumë tabu rreth infertilitetit, puna e Dr. Nora – Arberore Zymberi është më shumë se profesion – është një mision human: t’i kthejë shpresën çdo gruaje që ëndërron të dëgjojë të qeshurën e fëmijës në shtëpi.
Fetal Medicine Center
Rr, “Met Hasa”, Sima Com 3 – Objekti 1, Nr 1 – Mbrapa “Maxi24”
+38345246688