75 Mall Live Search
15:58 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shpresa Shala emërohet drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti  ka emëruar sot drejtoreshën e re të Arsimit.

Shpresa Shala është emëruar në këtë post që më parë udhëhiqej nga Jonuz Salihaj.

Ahmeti ka bërë të ditur se Shala deri më sot ka qenë drejtoreshë e Shkollës ‘Xhemail Mustafa’ në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, Shala ka arritur suksese të jashtëzakonshme, si në zbatimin e kurrikulës ashtu edhe në vendosjen e rregullit në shkollë.

Postimi i plotë:

Sot kam emëruar Znj. Shpresa Shala si drejtore të arsimit në Komunën e Prishtinës. Znj. Shala deri më sot ka qenë drejtoreshë e Shkollës “Xhemail Mustafa” në Prishtinë. Në punën e saj ka arritur suksese të jashtëzakonshme, si në zbatimin e kurrikulës ashtu edhe në vendosjen e rregullit në shkollë, si dhe bashkëpunimin me Këshillin e Prindërve. Edhe më me rëndësi, shkolla ka treguar rezultate në suksesin e nxënësve. I urojmë suksese në punën e mëtutjeshme në menaxhimin e arsimit në komunën tonë.