75 Mall Live Search
23:47 / E Diele, 19 Maj 2024 / G T

“Shpresoj që një ditë të kthehem”, Thiago Silva përshëndetet me tifozët e Chelseat: Jemi mirënjohës gjithmonë!

Mbrojtësi i Kombëtares së Brazilit, Thiago Silva sot zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Chelseat.

Silva u largua nga Blutë e Londrës me kokën lartë duke fituar titullin që i mungoi në karrierën e tij, atë të UEFA Champions League, shkruan Indeksonline

Përmes rrjeteve sociale, Silva ka falënderuar gjithë tifozët e Chelseat dhe thotë se shpreson të rikthehet një ditë.

“Fatkeqësisht rrugët tona po ndahen tani, por shpresoj që të ardhmen mund ta ndihmojë klubin në ndonjë mënyrë tjetër. Djemtë e mi do vazhdojnë ta veshin fanellën e këtij klubi me shumë krenari dhe shpresoj që do arrijnë sa më larg. Familja Silva është përjetësisht mirënjohëse për ju çfarë keni dhënë për mua. Faleminderit nga thellësia e zemrës”, ka shkruar Silva në rrjetet sociale

Silva nuk e ka ndërmend të pensionohet, pasi ka firmosur tashmë kontratë me klubin brazilian, aty ku edhe u bë i njohur si lojtar, Fluminense./Indeksonline/