Shpronësimet/ Arsyeja e zvarritjes së projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë-Podujevë

Kryeministri i vendit Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, zëvendësministri Hysen Durmishi, dhe kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi kanë inspektuar nga afër fillimin e punimeve të rrugës Prishtinë-Podujevë.
“Rruga Prishtinë-Podujevë është e vjetër prej një shekulli dhe ka qenë nevojë e kamotshme që Podujeva të lidhet më kryeqytetin në mënyre efikase dhe do të bëjmë çmos që kjo rrugë të përfundojë sa më parë”, ka thënë Kurti.
Kurti tha se ngecja e madhe ka ndodhur sepse ka hyr në ekzekutim pa planifikim dhe pa përgatitje ku tash është bëre rikuperimi me shpejtësi maksimale.
Ndërsa, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se ky projekt e ka shumën prej 35.5 milionë euro dhe 5 llote, ku lloti i fundit parasheh finalizim.
“Ky projekt i cili ka 5 llote, katërt llote janë zgjerim ndërsa lloti i pestë është finalizim i llotit të mëhershme nga Lluzhani në Podujevë”, ka thënë Aliu.
Ai tha se më rëndësi është të përfundohet shpronësimi sepse ka qenë njëra prej arsyeje kryesore që ka ngecë ky projekt.
Durmishi bëri të ditur se zgjerimi i rrugëve do të ndikojë në trafikun, ku tash është më i shtuar nga ardhja e diasporës por sipas Durmishit janë duke punuar për të gjetur mënyre alternative për t’u shmangur trafikut.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpetim Bulliqi e mirëpriti këtë projekt ku tha se për qytetarët e llapit është projekt i shumëpritur
“Një projekt i shumëpritur për qytetarët e llapit, nga kjo që po shoshim kemi parapërgatitje të mira çdo gjë është menduar dhe shpresojë që gjithçka të përmbyllet mirë”, ka thënë Bulliqi. /IndeksOnline/