75 Mall Live Search
11:49 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Shqetësim nga deputetja e LDK-së: Po neglizhohen të sëmurët e tjerë që s’janë me Covid-19

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka kritikuar stafin mjekësor për neglizhim të pacientëve të me sëmundje tjera.

“Unë e kam një kërkesë që repartet e tjera të shëndetësisë duhet të merren me pacientë seriozisht.  Ata kanë nisur të neglizhohen. Nuk mundemi ne me i injoru sëmundjet e tjera, të zemrës, kancerit dhe të kthemi të Covidi-19.

Ndërsa, personeli shëndetësor duhet të jetë afër pacientëve e jo të arsyetohen se nuk po punon aparatura apo diçka tjetër.

Asnjë arsye s’ka m’u ndërpre sallat operacionet apo aparaturat. Në ordinanca private po munden me punue e në spital s’po munden”, ka thënë ajo gjatë seancës së sotme. /Indeksonline/