Shqetësime për Real Madridin, lojtari kryesor mund t’i mungojë për Ligën e Kampionëve
PSG do ta pres në shtëpi Real Madridin për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, mirëpo për Real mund të mungojë Sergio Ramos, i cili do të ishte një mungesë e madhe për klubin.
Sipas disa raportimeve pas një lëndimi që ka marrë mbrojtësi mund të mos ketë gjasa të jetë i gatshëm të udhëtojë për këtë ndeshje në Francë.
Mirëpo skuadra spanjolle ka ende shpresa se Ramos do të rikthehet plotësisht për ndeshjen kundër PSG, e cila do të jetë një sfidë mjaftë e vështirë./Indeksonline/.