75 Mall Live Search
14:27 / E Enjte, 21 Mars 2024 / G T

Shqetësime për shëndetin e Mike Tyson-it, përgjigjet trajneri para meçit me Jake Paul-in

Mike Tyson, boksieri legjendar po përgatitet masivisht për meçin ndaj Jake Paul, e cila do të transmetohet në Netflix.

Në rrjetet sociale kishte shqetësime për shëndetin e 57-vjeçarit, por trajneri i tij, Rafael Cordiero ka treguar rreth situatës së boksierit legjendar, shkruan Indeksonline

“Unë besoj se nuk duhet të ketë shqetësime për këtë. Po flasim për një kampion bote dy herë. Ai nuk pati asnjë luftë për 20 vite, por ai di të luftoj. Ai ka qenë kundërshtar i plotë boksierëve të mirë në botë.

“Kur ai futet brenda ring, di se çfarë të bëjë. Ai po punon çdo ditë, dhe ka për ta vërtetuar këtë në korrik”, u shpreh trajneri i Mike Tyson

Meçi mes Mike Tyson dhe Jake Paul pritet të zhvillohet gjatë muajit korrik të këtij viti, saktësisht me 20, ditë e shtunë./Indeksonline/