75 Mall Live Search
12:42 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / G T

Shqetësime te Spanja, lojtari largohet nga kampi, shkaku i lëndimit

Kombëtarja e Spanjës sot gjatë ditës ka marrë një lajm jo të mirë në prag të ndeshjeve të UEFA Nations League.

Futbollisti i Aston Villa-s, Pau Torres është larguar nga kampi i kampionëve europian shkaku i lëndimit, shkruan Indeksonline

Torres do të mungojë në dy ndeshjet e këtij muaji, ndaj Danimarkës dhe Zvicrës.

“Mbrojtësi ndërkombëtar është jashtë kampit stërvitor dhe nuk do të udhëtojë me ekipin për ndeshjet e UEFA Nations League kundër Danimarkës dhe Zvicrës.

“Lojtari i Aston Villa mbërriti me shqetësim muskulor nga ndeshja e tij ndaj Liverpool-it dhe pas analizave të kryera nga shërbimet mjekësore të RFEF-së vlerësohet se ai nuk do të arrijë në kohë për dy ndeshjet e fundit ndërkombëtare të vitit dhe në këtë mënyrë shmangni marrjen çdo lloj rreziku”, shkruhet në postimin e Spanjës në rrjetet sociale

/Indeksonline/