Shqetësime të tjera për Solksjaerin, ja sa do të mungojë Pogba
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka pranuar se Paul Pogba, do të humbasë ndeshjen e parë në kualifikimet për Euron 2020.
Deschamps ishte duke shpresuar se Pogba, do të përfshihej në ndeshjen e ardhshme, transmeton Indeksonline.
Por, mesfushori është duke vuajtur nga një lëndim që e ka shqetësuar gjatë tërë sezonit.
Francezi mund të mungojë rreth tri javë, andaj do të humbasë ndeshjen ndaj Liverpoolit që luhet javën tjetër.
“Është lëndim i ri. Luajti në Carabao Cup, luajti të hënën ndaj Arsenalit dhe është lënduar përsëri. Do të mungojë rreth tri javë. Do të pëlqeja që të mund të luante, por nuk mundet fizikisht”, deklaroi ai./Indeksonline/