09:00 / E Hënë, 05 Shkurt 2024 / L K

Shqetësimi i radhës te Reali, Camavinga

Përveç barazimit mbrëmë me Atletico Madridin, Ancelotti duhet të shqetësohet edhe për situatën e Camavingas. Ylli francez ka pësuar lëndim në gju.

“Nuk më kanë thënë asgjë, por duket si goditje” ka thënë Ancelotti pas ndeshjes. Camavinga ka disa kohë që vuan nga shqetësimi në gjurin e djathtë, ai që e mbajti jashtë fushës për gati dy muaj dhe në të cilin duhet të mbajë një fashë në ndeshje dhe në stërvitje.

Camavinga pritet t’i shtohet listës të lënduarve te Realit pas Vinicius, Alaba, Militao dhe Courtois./Indeksonline/