75 Mall Live Search
16:27 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Shqetësimit nga sulmet e qenve endacak në Prishtinë po i vie fundi, Ahmeti jep lajmin për strehimore!

Qytetarë të shumtë në Prishtinë janë shprehur të shqetësuar nga qentë endacak, prania dhe sulmet e tyre të shpeshta që po ndodhin viteve të fundit.

Por siç duket këtij problem po i vie fundit.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se pas shumë letrave dërguar nivelit qendror për nevojën për koordinim nacional për çështjen e qenve endacak, Komuna e Prishtinës nuk mund të pres më.

Sot është dorëzuar në prokurim ndërtimi i qendrës apo strehimores së qenve endacak në kryeqytet, shkruan Indeksonline.

Tutje ai tha se si shtesë do të vendosen disa pika të ushqimit për qentë endacak në pika kryesore në qytet.

Postimi i plotë:

Pas shumë letrave dërguar nivelit qendror për nevojen për koordinim nacional për çeshtjen e qenve endacak, Komuna e Prishtinës nuk mund të pret më. Sot kemi dorëzuar në prokurim ndërtimin e qendres/strehimores në Prishtinë.

Si shtesë, do ti vendosim disa pika të ushqimit për qentë endacak në pika kryesore në qytet.

Për fund, jemi duke ndërtuar edhe një park të qenve për shetitjen e qenve shtëpiak.

#prishtina animal friendly city