Shqetësuese: 480 raste të dhunës ndaj grave për shtatë muaj

Dhuna ndaj grave po vazhdon të mbetet një nga fenomenet më shqetësuese në shoqërinë kosovare.
Vetëm raporti 24 orësh i policisë së Kosovës pati pesë raste kur gratë ishin viktima të dhunës nga partnerët e tyre.
Leonida Molliqaj nga organizata QIKA-t pohon që numri i rasteve të dhunës ndaj grave është në rritje e sipër.Molliqaj liston po ashtu disa nga arsyet që po ndikojnë në rritjen e rasteve të dhunës.
E se cilat janë veprimet që institucionet e drejtësisë kanë ndërmarrë për parandalimin e rasteve të dhunës e tregon në një përgjigje, Nita Shala, zëvendësministre e Drejtësisë dhe koordinatore kombëtare kundër dhunës.
Televizioni ka provuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës për statistika më të detajuara, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.