75 Mall Live Search
17:05 / E Shtunë, 04 Shtator 2021 / OSH

Shqetësuese/Mbi 100 fëmijë të infektuar me Covid 19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë sot ka publikuar raportin 24 orësh për Covid 19, ku tregohet se 21 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

Nga të dhënat e publikuara rezulton se në 24 orët e fudnit mbi 100 persona të infektuar janë të moshës deri 19 vjeç, transmeton Indeksonline.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 33 takojnë grupmoshës 0-9 vjeç, 112 grupmoshës 10-19 vjeç, 227 grupmoshës 20-29 vjeç dhe 260 raste i takojnë grupmoshës 30-39 vjeç./Indeksonline/