75 Mall Live Search
16:00 / E Diele, 22 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shqetësuese, numri i vetëvrasjeve në Kosovë po shënon rritje

Tentimet për vetëvrasje në Kosovë gjatë këtij viti kanë qenë të shpeshta.

Mbi 130 raste janë evidentuar në 10 muajt e parë të këtij viti, transmeton Indeksonline.

Ndërsa në 10 muajt e parë, kanë ndodhur 33 vrasje. Në krahasim me vitin e kaluar ky numër ka shënuar rritje.

Gjatë vitit 2018, brenda 11 muajve 22 persona kishte bërë vetëvrasje.

Sipas statistikave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë 800 mijë njerëz në vit bëjnë vetëvrasje, që i bie një person çdo 40 sekonda kryen vetëvrasje.

Që nga paslufta, në Kosovë mbi 800 vetëvrasje kanë ndodhur. /Indeksonline/