09:33 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shqetësuese, Prishtina vazhdon të ketë ajër shumë të ndotur

Ditëve të fundit u raportua për ajër shumë të ndotur në Kosovë, e kjo gjendje siç duket nuk do të ndryshojë.

Ajri në kryeqytet po konsiderohet shumë i ndotur, ndonëse temperaturat kanë filluar të shënojnë rënië.

Sipas matësit të vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, niveli aktual ndotës në kryeqytet është 168 ppm.

Ky nivel, parashihet të jetë i pashëndetshëm për qytetarët të cilët e thithin këtë ajër.

Image

Problematikë kryesore e institucioneve lidhur me këtë çështje po vazhdon të jetë përdorimi i qymyrit si lëndë djegëse.

Kujtojmë se viteve të fundit, në këtë kohë të vitit, vazhdimisht është raportuar për ajër shumë të ndotur në Kosovë, sidomos në Prishtinë.