75 Mall Live Search
09:18 / E Enjte, 02 Nëntor 2023 / AR

Shqetësuese/ Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Kosovë, 5 incidente në 24 orë

Vazhdon të rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Kosovë. Vetëm brenda 24 orëve janë raportuar 5 incidente të tilla.

Në raportin e Policisë thuhet se rastet kanë ndodhur në komunën e Podujevës, Ferizaj-t, Kaçanik-ut, Pejë-s dhe Gjakovës.

Më poshtë keni raportin e Policisë të plotë:

Podujevë 01.11.2023. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj kater viktimave kosovare. Katër viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.

Ferizaj  01.11.2023. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte tentuar që ta sulmoj viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kaçanik  01.11.2023. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar ne procedure te rregullt.

Pejë  01.11.2023. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë  01.11.2023. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti  përmes telefonit e kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari ishte liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/