Shqeu fletvotimin e tij dhe të gruas në qendrën e votimit në Shtime, intervistohet i dyshuari
Një rast i asgjësimit të dokumentit të votimit është raportuar të dielën pasdite në Shtime. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 16:25, një mashkull kosovar dyshohet se gjatë procesit të votimit ka grisur fletëvotimin e tij si edhe fletëvotimin e një femre kosovare.
I dyshuari është shoqëruar dhe intervistuar nga organet e rendit, ndërsa pas konsultimit me prokurorin, rasti është iniciuar dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt.
“Shtime/ 28.12.2025 – 16:25. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke votuar në qendrën e votimit kishte grisur fletëvotimin e tij dhe të një femre kosovare. I dyshuari është intervistuar, në konsultim me prokurorin lënda procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

