23:35 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / Blerim

Shqipe Selimi: Jemi 110 kandidatë që do të angazhohemi për të mirën e vendit

Kandidatja për deputet nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, gruaja e Rexhep Selimit, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka shkruar se kjo ishte fushata e saj e parë e cila kandidoi për deputete në Kuvendin e Kosovës.

Ajo gjithashtu ka shkruar se në listën e referendumit jemi 110 kandidatë, secili të ndershëm, profesionistë dhe të gatshëm të angazhohemi për të mirën e vendit, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i saj i plotë pa ndërhyrje:

Të dashur aktivistë dhe qytetarë,
Kjo fushatë zgjedhore për mua ishte më ndryshe se secila fushatë tjetër.
Kjo për shkak që për herë të parë u bëra pjesë e listës së kandidatëve për deputet.
Ani pse në situatë të jashtëzakonshme për mua, familjen dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ishit ju ata që më dhatë vullnet dhe optimizëm.
Në listën e referendumit jemi 110 kandidatë, secili të ndershëm, profesionistë dhe të gatshëm të angazhohemi për të mirën e vendit.
Juve ju mbetet të dilni masivisht të votoni këtë të diel. Bëjeni për fëmijët tanë, për të ardhmen e tyre.
Në frymën e fitores së 14 Shkurtit i urojmë mandat të suksesshëm Qeverisë Kurti!