75 Mall Live Search
15:42 / E Diele, 14 Shtator 2025 / Z S

Shqipe Mehmeti-Selimi: Protestë e domosdoshme dhe në vendin e duhur

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi, ka dalur në përkrahje të protestës së sotme në Hagë ndaj padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së atje.

Mehmeti-Selimi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se protesta ishte e domosdoshme dhe në vendin e duhur!

Ajo ka shprehur mirënjohjen për të gjithë qytetarët nga Kosova dhe nga mbarë bota që u bashkuan në Hagë.