13:15 / E Hënë, 09 Janar 2023 / LB

Shqipe Pantina reagon pas aderimit në LDK

Ish deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina sot edhe zyrtarisht ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Pantina në Facebook, ka thënë se ndjehet e nderuar me ftesën e Abdixhikut për t’u bërë pjesë e LDK-së.

“Angazhimi im në politikë çdoherë ka pas synim gjetjen e zgjidhjeve për problemet me të cilat përballet vendi ynë, andaj edhe e kam pranuar ketë ftesë dhe kam vendosur të i kthehem sërish politikës aktive”, ka shkruar ndër të tjera Pantina.

Postimi i plotë i saj:

Të dashur miq,

Ndihem e nderuar me ftesën e kryetarit Lumir Abdixhiku të bëhem pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Angazhimi im në politikë çdoherë ka pas synim gjetjen e zgjidhjeve për problemet me të cilat përballet vendi ynë, andaj edhe e kam pranuar ketë ftesë dhe kam vendosur të i kthehem sërish politikës aktive.

LDK sot është bërë adresë ku shumë veprimtarë politikë, të reja e të rinj që duan të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë për vendin, familjen dhe veten e tyre, po i bashkohen kësaj partie. Jam shumë e lumtur të bëhem pjesë e këtij grupi dhe shpresoj qe më përvojën time profesionale dhe politike të ndihmoj në hartimin e platformës programore që orientim ka zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.Na priftë e mbara!