Shqipe Selimi i bashkohet protestës së motoristëve në Hagë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësisht bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi u është bashkangjitur motoristëve që kanë marshuar nga Prishtina dhe Evropa për në Hagë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë.
Selimi ka shënuar në profilin e saj se “jehona e motoristëve shqiptarë nga e gjithë Evropa, dëgjohet fuqishëm në rrugët që i përshkruan me krenari për UÇK-në”.
“Jehona e motoristëve shqiptarë nga e gjithë Evropa dëgjohet fuqishëm në rrugët që i përshkuan me krenari për UÇK”, ka thënë Selimi.
Selimi gjithashtu ka publikuar edhe disa foto ku shihet mes motoristëve duke marshuar.
Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.