13:26 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

Shqipër/ Djali godet me shkop babanë, ndërron jetë 52-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Luar të Fierit.

Policia njofton se një 25-vjeçar ka goditur me shkop në kokë babain e tij, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka mbërritur menjëherë në  vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:50, në fshatin Luar, Roskovec, në banesën e tij, shtetasi E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta (shkop), babain e tij, shtetasin DH. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në komisariatin e policisë.

Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel