75 Mall Live Search
16:59 / E Enjte, 28 Janar 2021 / Blerim

Shqipëri: 11 të vdekur dhe 887 raste të reja nga COVID 19

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se Janë kryer 3891 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 887 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 523 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 45,906 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 292 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 54-86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.