Shqipëri: 13 të vdekur dhe 389 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri 13 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 389 raste të reja.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2420 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 389 qytetarë.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,249 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Lezha, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetare nga Shkodra, 1 qytetare 33 vjeçare nga Kukësi më sëmundje bashkëshoqëruese, të moshave 33-81 vjeç.